Ditët në vijmë do të sjellin një mini dimër në vendin tonë. Edhe pse reshjet sot janë pakësuar, situata do të përkeqësohet, pasi pritet që në orët dhe ditët në vazhdim të bien reshje të dendura shiu.

Sinoptikania Lajda Porja u shpreh se situata më kritike do të jetë në veri të vendit, kryesisht në Shkodër, ku reshjeve të dy ditëve të fundit do t’i shtohen edhe prurje të tjera.

Ndërkohë nga mesi i javës priten edhe ulje të mëtejshme të temperaturës, ku vlerat do të shkojnë deri në -3 gradë në zonat malore.

“Ka një përmirësim gradual të reshjeve, por reshjet do s’postohen në jug. Nga nesër do të ketë zhvillim të vranësirave, janë dy celulare në veri perëndim dhe tjetra jug perëndim. Shkodra do jetë me e goditura duke marrë reshje deri në orët e para të ditës së mërkurë.

Ka një situatë të përkeqësuar edhe në jug, Në Vlorë, Tepelenë dhe Gjirokastër.

Është një situatë pak kritike, sepse kjo vranësire do të gjenerojë shi në zonat veriore. Situata nuk do jetë aq alarmante krahasuar me Shkodrën, Lezhën apo Krujën. Veriu do jetë më i godituri.

Do të ketë rënie të temperaturave që nga mesi i javës. Pritet të të kalojnë në vlera negative, deri në -1, -2, -3 gradë. Do jetë një minidimër. Gjatë kësaj javë dot ë jenë më të ulëta”, tha Lajda Porja për News24.