Mesfushori i Barcelona-s dhe Spanjës, Pedri, ka dhënë një intervistë ekskluzive për spanjollen Marca. Lojtari i ri është gati për Botërorin në Katar dhe nuk ka probleme të flasë për objektiva dhe ambicie.

“Ylli që kemi të qepur në fanellë nuk na rëndon. Përkundrazi, shpresojmë të shtojmë shpejt një tjetër në mënyrë që të rëndojë akoma më shumë për brezat e ardhshëm”, ka thënë mesfushori.

Duke folur për Luis Enrique, Pedri ka shtuar: “Çfarë më pëlqen nga trajneri? Padyshim mënyra se si i përcjell gjërat. Mund të të thotë që të hidhesh në humnerë, por e thotë në një mënyrë që të bind se duhet ta bësh dhe se do të funksionojë dhe e bën.

“Na jep mesazhe të shkurtra, por specifike kështu që e dimë gjithmonë se çfarë duhet të bëjmë. Nëse jep shumë informacione dhe të gjata dhe është më e lehtë të gabosh”.

Për Botërorin: “Spanja favorite? Mendoj se janë Brazili dhe Argjentina, por ne do të kërkojmë të bëjmë më të mirën e mundshme. Duhet të provojmë.

“Një lojtar me të cilin do të doja të këmbeja fanellën? Neymar. Mendoj se ka vlerë tjetër në Botëror dhe më pas nuk kam pasur kurrë mundësi ta kem të tijën”.