Nga dita e nesërme, pedagogët do të kthehen në auditore por nuk do të ndalin protestat. Ata kanë vendosur që të mos pengojnë më zhvillimin e procesit mësimor në Fakultete, por do të vijojnë protestat derisa të plotësohen kërkesat e parashtruara prej më shumë se 3 javësh.

Gjihashtu njoftojnë se do të zhvllojnë protestën e radhës Kombëtare, të martën në orën 11:00 përpara Korpsuit Qendror të UPT. Ky vendim erdhi pasi kërkuan garanci nga Presidenti për të hyrë në grevë urie, por nuk morën një përgjigje.