Ajo njihet nga publiku me emrin Paloma, e së fundmi erdhi më afër tij kur mori pjesë në Big Brother Vip. Por ndërsa eksperienca e saj në këtë spektakël është e shkuar, gazetarja Rudina Demneri tregon se pas daljes nga shtëpia, i është dashur që të takojë një psikologe.

E ftuar në “S’e Luan Topi”, Paloma u shpreh se e ka përjetuar shumë të gjithë eksperiencën post-BBV, në të cilin nuk ka arritur të kuptojë se çfarë po ndodh vërtetë.

“Më shërbeu si një rikthim shumë emocionues në një media por në të njëjtën kohë shumë të vështirë e të egër, që unë e kam përjetuar shumë. Kam marrë një psikologe sepse nuk dalloja dot kur njerëzit më takonin në rrugë. Këtej shikoja njerëz që më shanin, bullizonin, ofendonin deri në rrënjët e familjes dhe këtej shihja njerëz që më përqafonin në rrugë. Unë nuk arrita ta ndaja dot botën virtuale”, tha gazetarja.