Guillermo Ochoa, portieri i kombëtares së Meksikës, ishte heroi i takimit kundër Polonisë, duke i pritur penalltinë Robert Lewandowskit. Dhe sërish ka dalë në skenë bashkatdhetarja e tij, Wanda Espinosa, modele dhe influencuese e OnlyFans, e cila i propozon:

“Memito, do të të shtrëngoj aq fort sa do të jesh edhe më i lumtur, sidomos nëse bëhemi kampionë bote”, – u shpreh Espinosa, e cila ndan rregullisht foto provokuese në rrjetet sociale. Ochoa nuk është i vetmi futbollist që ka marrë një ofertë të tillë nga përfaqësuesja e Meksikës, por propozimet erdhën para nisjes për në Katar.

Daniella Chávez i ofroi Hirving Lozanos një abonim falas në faqen e saj OnlyFans. I njëjti propozim që Jessica Sodi i bëri spanjollit Álvaro Fidalgo. Wanda Espinosa, ndryshe nga koleget e saj, është e vetmja që ka kërkuar takim personalisht.

Kush e di se çfarë do të mendojë për këtë Carla, gruaja e Ochoas, që janë së bashku nga viti 2017 dhe është nëna e dy fëmijëve të tij, Lucciana dhe Guillermo Junior.