Të thuash kurrë nuk do të lidhem me një futbollist dhe sot ta kesh partner jete. Kjo i ka ndodhur aktores Sarah Felberbaum, partnerja e ish-futbollistit të Romës dhe Italisë, Daniele De Rossi. Në një intervistë për gazetën “Grazia”, zonja De Rossi tregoi se si e njohu partnerin e saj, madje ajo nuk e dinte fare që ishte futbollist i famshëm.

“Isha në një restorant të madh, ulur përballë hyrjes. Në një moment hyri Daniele. Ai ishte kombinuar shumë mirë në veshje dhe sytë tona u kryqëzuan. Nuk e kisha idenë se kush ishte. U bëra kurioze sepse njerëzit e tjerë e njihnin, pashë që e përshëndesnin.

Vajta te banaku dhe pyes një mikun tim kush ishte. Kaq mjaftoi, pjesa tjetër është histori dashurie me të. Isha nga ato femra që kisha deklaruar me të madhe: Kurrë futbollist në jetë. Pastaj shikoni se çfarë ndodhi, jeta është ironike. Daniele është një njeri karizmatik, por mbi të gjitha ai ka një thellësi të madhe, një bukuri të brendshme të veçantë” – u shpreh Sarah Felberbaum.