Nga Frrok Çupi

Po kush i shkon pas Berishës, mor aman?

Sot do të shikojmë të çapiten rrugëve të Tiranës ca njerëz të ardhur nga skërkat e dynjasë, dhe këta do të ngrenë dy gishtat pas b… së Berishës me gjasmë po shpëtojnë vendin ‘në Rrezik’ dhe po na japin leksionin e hijeshisë…, së demokracisë.

Po çfarë mund të ketë tashmë pas asaj qenieje të shtrembër?

Deri më sot i kam qarë hallin rojës së tij personale, estetikisht e kam menduar se është në hall, kur i tërheq e i shtyn karrigen në ‘pas’ të Berishës. A mund t’i rrish aq afër ‘pas’ së asaj qenieje të sajuar shtremba- shtremba. Edhe aq ‘drejt’ sa është sot, është meritë e George Sorosit.

Në fillim të vitit 1992, kur Berisha hyri në zyrën e lartë të presidentit të Republikës, George Soros u shfaq në Tiranë. Sapo e takoi presidentin, (nga përpara e vështroi multimilarderi), kuptoi se këtu kishte punë të ngutshme. Presidenti ecte si kalë, dora e djathtë me këmbën e djathtë, i vetmi në këtë rruzull që ecte kështu. Këtu nisi puna e Soros, njërën dorë ia lidhi pas trupit dhe e ushtroi korridoreve nja tre muaj. Në zyrat e Sorosit që ishin vendosur në Piramidën e Tiranës, ky ishte halli i madh i Fondacionit. Që atëherë presidenti Berisha ecën me njërën dorë të lidhur ‘për forca’, por tani i duket efekti: zhvendoset shtrembër.

Te ky ‘pas’ do të vargëzohen edhe sot disa njerëz rrugicave të Tiranës. Sa turp më vjen për disa të njohur të mi, po ndoshta e kanë nga halli.

Ka pasur raste kur njerëz të ndryshëm kanë ndjekur nga pas dikë a diçka edhe në momente jo fort të hijshme. E kanë ndjekur nga pas lopën që papritur kishte gëlltitur diamantin e madh të stolisë së gruas, deri në momentin e duhur. Ka akoma më shumë raste në tregimet naive kur ndjekin pas ‘këndezin që pjell flori’. Por të paktën, vinte një moment kur b… e kafshëve ‘të bekuara’ e nxirrte floririn. Po çfarë kërkojnë këta njerëz pas Berishës? Ky, si dhe shoku i tij Metë, e fshehën ‘nga pas’ floririn e Kërrabës që ishte floriri i Rezervës së Shtetit; e tani nuk pritet që ta nxjerrin as përpara. Madje është edhe kjo një arsye pse Berisha e Meta bëjnë vetëm përpara e sulmojnë gjithë botën, sepse nuk duan të vjellin pasurinë e vjedhur shtetit e publikut. Ditën që do të ndodhë kjo (nëse ndodh sipas premtimeve të Drejtësisë), këta do të bëjnë vezën e artë para një polici, një gjykatësi dhe një prokurori, jo para ‘kokëpalarëve’ që i vijnë sot vërdallë qytetit…. Po atëherë pse këta derdimenë u shkojnë nga pas?

Të paktën, ata që kanë qenë zyrtarë të tij dhe disa të tjerë që janë edhe zot zyrtarë politikë, të kishin të merrnin nga pjesa e pasme ku kalojnë ‘dy luanët’ ndonjë post a ndonjë medalje… Po këta tani janë vetëm atavizma, ca hije që lëvizin shtremba-shtremba për t’u prekur me njëri tjetrin sa për t’u bindur se janë në jetë. Këta i rrinë nga pas ‘bimës’ së tharë. Më në fund b… në e Berishës e thau vetë Amerika që ia kishte duruar tre dekada po… caqitë nëpër anale terrorizmi e marifetesh shkatërrimtare për demokracinë. Po sot çfarë i duan nga pas?

Është për tu tmerruar. Qoftë edhe sikur njëzet vetë t’ i shkojnë nga pas, megjithatë të lind e drejta të tmerrohesh për kualitetin e ulët njerëzor. Këtu të lind e drejta të vërtetosh se industria ‘ monster’ e Elbasanit dhe përqendrimi mes njerëzish i tymrave dhe lëndëve helmuese, po i jep efektet pikërisht tani. Ose ndonjë mallkim tjetër. Zyrtarët e lartë të Berishës, sigurisht, e dinë se prej tij nuk del më gjë, por këta janë aq të korruptuar saqë shfaqen pas tij, me qëllim që t’ i shikojë me b… dhe të mos i denoncojë. Se B…. mund t’u thotë fare kollaj: ‘ Pa eja këtu more tezak!, unë t’i di ku i ke fshehur paratë, o silli paratë o jep jetën!’. Këtë frikë kanë. Sepse kanë parë si ka bërë B… me të tjerët deri më sot, prandaj iu duket e çmuar t’i rrinë pas B-së.

Më shumë gjynah të vjen për ata që vijnë nga skërkat e ‘protestojnë’ për pesë mijë lekë, por edhe ato u thotë Zeni se do tua dërgojë me ‘postë’. Zeni- po, ka të drejtë ta lavdërojë shkronjën ‘b’ në dyfish./Pamfleti