Të shumtë ishin qytetarët sot që kishin udhëtuar nga mbarë trojet shqiptare për të festuar 110-vjetorin e Pavarësisë në Vlorë.

Një nga patriotët e shumtë që ishte i pranishëm, ishte edhe një i moshuar nga Çamëria që jetonte në Durrës, i cili nuk i mbajti dot lotët nga mallëngjimi për këtë festë.

‘Shume emocione kam! Vij nga Durrësi, vij nga një familje patriote çame. Kam shumë emocione, por kemi vuajtur shumë. Shteti grek na ka vrarë 20 mijë çam, më ka vrarë gjyshin! Këtu jemi për të kujtuar për ngritjen e Flamurit. Ishim shtëpi patriotësh. Që në Çamëri në e festonim gjithmonë 28 nëntorin dhe na e kanë trashëguar gjithmonë dhe na e ka lënë amanet. Janë lot mallëngjimi.’- u shpreh ai.