Ndoshta nuk e dinit, por Islanda konsiderohet një vend ku nuk ka milingona! Ky është një fakt i vështirë për t’u shpjeguar dhe me të cilin janë marrë shumë shkencëtarë dhe studiues për dekada të tëra. Një prej tyre është studiuesi Javier Espadaler Helabert, i cili ka 35 vjet që studion milingonat në të gjithë botën.

Sipas tij, përgjigja e kësaj pyetjeje mund të përmblidhet në një fjalë: klima e ftohtë ose e ashpër islandeze.“Milingonat zakonisht grumbullohen në tokë. Dhe toka në Islandë është shumë e ftohtë sa nuk i lejon insektet të lëshojnë vezët, larvat apo të përfundojnë ciklin e tyre biologjik”, tha Espadaler. Përkundër faktit se milingonat në Islandë thjesht nuk mund të mbyllin rrethin e tyre biologjik, Javier Espadaler thotë se në Islandë ka papagaj, si dhe specie të tjera ekzotike. Historia e temperaturës së ulët, e cila nuk i lejon milingonat të mbyllin rrethin e tyre biologjik, nuk vlen për brendësinë e shtëpive të njerëzve, ku zakonisht jetojnë papagajtë.