Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili përflitet si një nga kandidatët e Rithemelimit, për të kandiduar te primaret e Sali Berishës për bashkinë e Tiranës, duket se ka nisur ‘fushatën’ në rrjetet sociale.

Alimehmeti ka publikuar një foto nga rrugët e kryeqytetit ku shihet trafiku i dendur i makinave, ndërsa shton se çdo qytetar humb të paktën gjysëm orë çdo rrugë që kalon drejt ose nëpër Tiranë.

‘Mirëmëngjes nga Tirana jonë e bllokuar, pa qenë as ditë shiu, që na humbet të paktën gjysëm ore çdo rrugë që kalon drejt ose nëpër Tiranë!

Për më shumë, e gjitha kjo kohë humbet duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë!

Dhe, në fund, shkon e punon me nerva që në mëngjes për të marrë rrogën më të ulët në Europë!’- shkruan Ilir Alimehmeti.