NATO ka uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë. Në një postim në Twitter, Aleanca Euro-Atlantike, u bën thirrje përdoruesve të rrjetit social të bashkohen me festën e Shqipërisë.

“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë në Ditën e tyre të Pavarësisë”, shkruhet në Twitter shoqëruar me një foto të Forcave të Armatosura shqiptare duke mbajtur flamurin kuq e zi.