Autoriteti Rrugor shqiptar ka njoftuar se reshjet e shiut me intensitet të lartë në të gjithë vendin, kanë shkaktuar edhe rënie të gurëve dhe inerteve në disa akse rrugore. Bëhet me dije se në aksin Bajram Curri-Valbonë, qarkullimi po bëhet vetëm në njërën korsi pasi ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.

“Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin në akset kombëtare .Ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këptura, si në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë

Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet”-thuhet në njoftimin e ARRSH.