Nisur nga moti i paqëndruar që ka prekur vendin situata në Portin e Durrësit janë marrë të gjitha masat për sigurimin e anijeve që ndodhen të akostuara në kalatat portuale.

Tragetet që operojnë me linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas, kanë mbërritur në Portin e Durrësit sipas parashikimeve. Nisjet mbrëmjen e kaluar nga të dyja anët e Adriatikut janë bërë më herët se parashikimi, me qëllim mbërritjen më herët në Portin e Durrësit/Barit, kjo si rrjedhojë masava të mara nga autorietet detare dhe njoftimit për rritjen e forcës së detit, erës dhe lartësisë së dallgëve në det të hapur (DPD, 21.11.2022: Duke filluar nga mesnata era do të jetë me drejtim Jug-JugPerëndim.

Anijet e peshkimit nuk kanë vijuar aktivitetin e tyre deri në një urdhër të dytë për përmirësim të kushteve të motit.

Përmirësimi i kushteve të motit pritet pas orës 10:00 të datës 23 nëntor 2022 dhe deri atëherë jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës deri në rikthimin në normalitet.