Milan pret Spezian në shtëpi, në ndeshjen që do luhet pas pak minutash. Kuqezinjtë janë favorit absolut për të fituar, por futbolli ka treguar se mund të ketë surpriza. Kampionët e Italisë e fillojnë nga minuta e parë me Origin. Belgu do ketë mbështetjen e Leao dhe Diaz. Në mesfushë qëndrojnë emra si Bennacer dhe Krunic.

Modestët e Spezias besojnë te aftësitë e Nzolas në ofensivë. Më poshtë keni rreshtimet:

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Tomori, Théo Hernandez; Krunic, Bennacer; Messias, Brahim Diaz, Leao; Origi

SPEZIA (3-5-2): Dragoëski; Ampadu, Caldara, Kiëior; Holm, Ekdal, Bourabia, Agudelo, Amian; Maldini, Nzola.