Gazetari Milaim Zeka tha se perimetri i përcaktuar nga policia më 6 dhjetor nuk duhet shkelur.

Sipas tij protesta e paralajmëruar nga opozita nuk duhet zhvilluar fare sepse jep një mesazh negativ te ndërkombëtarët, por edhe nëse realizohet duhet të respektojë udhëzimet e policisë, njësoj siç do bënte një shtet demokratik.

Zeka shtoi se qeveria Rama nuk mund të rrëzohet me protesta. Ai u shpreh se e vetmja mënyrë është përmes votës së lirë dhe bindjes së qytetarëve e se opozita mund të ofrojë një alternativë më të mirë.

“Me protesta le të dalin këta 24 orë të protestojnë. Kurrë, kurrë, kurrë nuk ikën nga pushteti Edi Rama,” – u shpreh gazetari në një intervistë për Euronews Albania .