Një kthesë e re në historinë e dashurisë mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi-t, të cilët janë rikthyer bashkë (çuditërisht) pas një lamtumire që dukej vërtet përfundimtare.

Thashethemet kishin disa ditë që qarkullonin, falë pushimeve së bashku në Maldive, i cili ka qenë gjithmonë vendi i tyre i preferuar, por sot është zyrtarizuar, për shkak të disa fotografive të publikuara nga futbollisti në Instagram, të parat së bashku pas disa kohësh.
“Ajo nuk ishte gruaja e jetës sime, ajo ishte jeta ime e shndërruar në një grua”, ka shkruar Icardi duke shoqëruar foton krah saj, “Historitë e Disney-t ndonjëherë kanë edhe një sezon të dytë. Të dua Wanda”- vijon më tej postimi.