Kylian Mbappe, sulmuesi i PSG, në një intervistë të gjatë për ‘Sports Illustrated’, është kthyer pas në kohë, duke zbuluar disa prapaskena interesante, nga post “Euro2021” deri te rinovimi i kontratës me PSG ku një rol përcaktues pati edhe presidenti Macron:

“Mendova që pas Evropianit nuk mund të luaja më për njerëz që më thërrisnin majmun. Por, më pas mora pak më shumë kohë për të reflektuar dhe të gjithë më mbështetën. Nëse do të hiqja dorë nuk do të ishte një mesazh i mirë, pasi mendoj se jam një shembull për shumë persona. Doja t’i lëshoja një mesazh të qartë brezit të ri: Jemi më të mirë se kaq”, u shpreh Mbappe duke u ndalur më pas te rinovimi i kontratës me PSG dhe roli i Macron:

“Ka pasur disa telefonata, në dhjetor, janar, shkurt e mars…Më tha, e di që dëshiron të largohesh. Dua vetëm të them se për Francën je i rëndësishëm dhe se nuk dëshiroj të largohesh. Ke mundësinë të shkruash historinë këtu. Të gjithë të duan. Unë i thash se e vlerësoj shumë, ishte më të vërtetë çmenduri, presidenti që të merr në telefon dhe të thotë që të mos largohesh”, u shpreh Mbappe.