Mbretëresha Elizabeth luftoi fshehurazi me kancerin në vitin e fundit të jetës së saj, ka pohuar miku i Princit Philip në një libër të ri. Mbretëresha e ndjerë thuhet se kishte kancer në palcën kockore, simptoma më e zakonshme e të cilit është dhimbja e kockave, raportoi gazeta The Sun.

Pretendimet për betejën e saj shëndetësore janë bërë në një biografi që pritet të publikohet nga Gyles Brandreth të quajtur “Elizabeth: An Intimate Portrait”. Certifikata e saj e vdekjes, e lëshuar në shtator, regjistroi zyrtarisht shkakun e vdekjes së saj si “pleqërinë”.

“Kisha dëgjuar se mbretëresha kishte një formë mielomë – kancer në palcën e eshtrave – që do të shpjegonte lodhjen dhe humbjen e peshës së saj dhe ato ‘çështje të lëvizshmërisë’ për të cilat shpesh na kishin thënë gjatë vitit të fundit. Simptoma më e zakonshme e mielomës është dhimbja e kockave, veçanërisht në legen dhe në pjesën e poshtme të shpinës, dhe mieloma e shumëfishtë është një sëmundje që shpesh prek të moshuarit.”, ka thënë ai.