Sipas regjistrit të Dhomës së Komunave në të cilin deputetët raportojnë të ardhurat e tyre, ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, është paguar me 315,000 euro për një fjalim që mbajti tetorin e kaluar në një konferencë të kompanive të sigurimit në Shtetet e Bashkuara.

Sipas regjistrit, Johnson mori 314,830 paund për një fjalim që zgjati 30 minuta dhe mori pjesë në një diskutim që zgjati 45-minuta. Johnson raportoi se ai ka punuar gjithsej 8.5 orë, që do të thotë 37,000 paund për një orë, raporton zeit.de.

Udhëtimi në Shtetet e Bashkuara erdhi rreth një muaj pasi ai u largua nga Downing Street dhe vetëm disa ditë përpara se të tentonte një rikthim spektakolar për të pasuar Liz Truss, e cila e pasoi atë për disa javë dhe dha dorëheqjen më 20 tetor.

Boris Johnson gjithashtu u pagua 13,180 paund nga Rupert Murdoch për shpenzimet gjatë udhëtimit dhe akomodimit për një takim në Montana, SHBA, ku manjati i medias zotëron një fermë.