Sali Berisha është detyruar që të fshijë postimin e bërë në Facebook-un e tij. Shkak është bërë masakrimi në rrjet që qytetarët i kanë bërë ish-kryeministrit Berisha, që përhapi lajm të rremë pasditen e së dielës me një foto nga Tirana.

Që prej daljes në “pension politik”, Sali Berisha ka zgjedhur një mënyrë të re, për të denoncuar pa fakte ngjarje të ndryshme, të cilat ja faturon të ashtuquajturit “qytetari digjital”.

Kjo skemë përdoret intensivisht nga ish-lideri i PD, edhe pse mediat kanë çmontuar me fakte si të pavërteta, shumë nga denoncimet e tij.

Por pavarësisht kësaj, ish-kryeministri nuk ndalet. Ai ka publikuar një tjetër “fake news” këtë të dielë. I fshehur pas petkut të ‘qytetarit dixhital’, Berisha ka publikuar sot një foto të Tiranës nën shi të para disa viteve. Ai ka paraqitur ish parkingun pranë ETC-së në kohën kur në Bashki ishte Lulzim Basha, ku makinat e parkuara janë mbuluar nga uji. Por në atë vend ku Berisha nxjerr foton, sot ngrihet pallati Down Town.