Duke komentuar miratimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së Portit të Durrës për pjesën e jahteve dhe ballinës së portit, Rama akuzoi opozitës se e sulmon këtë projekt se ka marrë para ruse.

“Me ca kuroja çohesh këtu edhe hedh gjithë këtë baltë mbi një personalitet, të ekonomisë globale përfaqësues të një prej kompanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipëri si një rezultat i një marrëdhënieje strategjike, prej së cilës po ndërtohen në Spitallë 2000 apartamente dhe bëhet një investim që nuk është bërë ndonjëherë dhe nuk është imagjinuar ndonjëherë, që e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme turistike në Mesdhe. Këtu u fut thjesht me procedurë të përshpejtuar një projektligj. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Kemi më shumë se 1 vbit që e negociojmë këtë kontratë”, tha Rama.