Kryeministri Edi Rama vlerësoi nga Shkupi marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçeski, në përfundim të mbledhjes së dy qeverive, Rama tha se sot marrëdhëniet mes dy vendeve janë më mirë se kurrë më parë.

Ai shtoi se si fryt i këtij bashkëpunimi për mes Open Balkan, është rritja e të dhënave të importeve dhe eksporteve mes dy vendeve.

“Do të jetë një e ardhme në respekt të plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve sot. Sot kur na ndajnë pak ditë nga Samiti i Be me vendet e rajonit tonë, ne jemi shumë të vetëdijshëm që ky është një oportunitet për të nënvizuar forcën e bashkëpunimit tonë.

Për sa i përket pastaj aspektit të marrëdhënieve tona bilaterale ato nuk kanë qenë kurrë më mirë, po japin rezultate. Nisma e Ballkanit të Hapur na ka dhënë prova në shifra, mjafton të shikoni shifrat e importeve dhe eksperteve që ka një rritje ndër vite. Për mua është një shenjë e potencialit të bashkëpunimit mes vendeve. Jemi tashmë si vende që negociojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku fati e desh që ne të bashkoheshim në dhimbje nga dashuria ndaj Evropës dhe indiferentizwmn e saj ndaj nesh. Tashmë jemi në një fazë tjetër që ka afirmuar përfundimisht se vendi ynë është në familjen evropiane dhe ky rezultat ka ardhur fal vendosmërisë tonë për tu martuar me hir apo me pahir me të dashurën tonë Evropa e Bashkuar”, tha Rama.