Surpriza e dytë e ditës në po kaq ndeshje. Pas Kosta Rikës që mundi Japoninë 1-0 edhe Maroku arriti suksesin e parë por e bëri ndaj një skuadre më të fortë, Belgjikës favorite dhe me rezultatin 2-0.

Sabiri në pjesën e dytë konkretizoi presionin e e skuadrës nga Afrika Veriore që zhvilloin një ndeshje me nivel, duke e vendosur në vështirësi të madhe skuadrën e De Bruyne dhe shokëve të tij, të cilët, ashtu si ndaj Kanadasë, nuk zhvilluan një ndeshje për t’u mbajtur mend.

Golin e dytë e sigloi Aboukhlal pak në fundin e ndeshjes që konfirmoi fitoren e merituar të Marokut.

Me këtë humbje, Belgjika mbetet në kuotën e 3 pikëve dhe parakalohet na Maroju në grupin F, duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit që do ta diskutojë në sfidën e fundit me Kroacinë.