Manchester City shpreson që Pep Guardiola të nënshkruajë një kontratë të re para fundit të këtij viti.

Spanjolli ka kaluar gjashtë vjet e gjysmë në krye të “Qytetarëve”, teksa kontrata e tij aktuale do të përfundojë në fund të këtij sezoni.

Vuçiq habit me vendimin e fundit, shkak ngjarjet me Kosovën – Gazeta Expre…
Guardiola ka fituar 11 trofe gjatë kohës së tij në “Etihad”, duke përfshirë katër tituj të Premierligës në pesë sezonet e fundit.

Bisedimet mes 51-vjeçarit dhe Man City mbi një kontratë të re besohet se kanë ndodhur, teksa “90min” pretendon se të dyja palët kanë një “marrëveshje” që Guardiola të zgjasë kontratën deri në qershor të vitit 2025.

Gjithashtu thuhet se “City Football Group” e ka informuar Guardiolan se ai është i mirëpritur të marrë drejtimin e ekipit nga MLS, New York City FC, nëse ai vendos të largohet në fund të sezonit aktual.