Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, deklaroi është i lumtur që lojtarët e tij bëjnë seks përpara një ndeshjeje në Kupën e Botës FIFA 2022 për sa kohë që ata s’bëjnë orgji.

“Është diçka shumë normale. Nuk i jap rëndësi për sa kohë që lojtarët e mi nuk e kthejnë në orgji. Secili me gruan dhe të dashurën ose me kë të dojë. Është brenda normalitetit. Unë jam dakord që lojtarët të jetojnë jetën e tyre sa më normalisht të jetë e mundur”, tha Enrique gjatë një komunikimi me fansat në Twitch të enjten.

“Unë e konsideroj seksin të rëndësishëm dhe si lojtar, sa herë që kam mundur, me gruan time, kam bërë atë që duhet të bëjmë”, shtoi trajneri 52-vjeçar, i cili luajti tre Kupa Bote për Spanjën.

Spanja e filloi fushatën e saj në Kupën e Botës në Katar me një fitore 7-0 ndaj Kosta Rikës.

Ajo do të luajë me Gjermaninë, e cila humbi ndaj Japonisë, më 28 nëntor.