Edy Reja i beson sërish futbollit vendas, këtë herë e zgjeron edhe më shumë hartën, duke afruar elementë të tjera nga Abissnet Superiore. Tekniku italian ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për miqësoren kundër Katarit më 9 nëntor në Spanjë. Ashtu si ndaj Arabisë Saudite, kjo nuk është një datë e lirë nga FIFA, për këtë arsye Reja ka ftuar të gjithë lojtarët e Abissnet Superiore, vetëm dy lojtarë nuk janë pjesë e futbollit vendas, portieri Arlis Shala, i cili aktivizohet te Drenica në Kosovë dhe Kristaj Abazaj, me sulmuesin i cili aktivizohet me Istanbulspor, për Abazaj ky është një rikthim në Kombëtare.