Polonia fitoi 2-0 me Arabinë Saudite për raundin e dytë në grupin C të Kupës së Botës. Për polakët shënuan Zielinski dhe Lewandowski, teksa portieri Szczesny ishte hero te Polonia me penalltinë e pritur në fundin e pjesës së parë.

Për Robert Lewandowskin ky ishte goli i parë në një Kupë Bote.