Leonardo DiCaprio shijoi një darkë të qetë me modelen, Gigi Hadid në NYC të dielën.

Fituesi i çmimit Oscar u fotografua duke u larguar nga Cipriani teksa mbulonte fytyrën me kapelën e tij dhe një maskë të zezë.

Ai u largua nga restorani veçmas supermodeles 27-vjeçare.

Leonardo ka zgjedhur më parë kostume të Halloween për tu maskuar, në vitin 2018 ai vendosi një maskë të çuditshme kllouni dhe në vitin 2021, u vesh si një ‘burrë 100-vjeçar’.

Leo u fotografua me Gigi-n për herë të parë që kur u publikua lajmi për romancën e tyre në shtator.

Është hera e parë që 45-vjeçari lidhet me një vajzë më të madhe se 25-vjeç duke thyer rregullin e tij. Gjithashtu është gruaja e parë me fëmijë, me të cilin DiCaprio ka krijuar marrëdhënie, pasi supemodelja është nënë e një vajze.

Zayn Malik bëri unfollow ish-in e tij në Instagram pasi dolën fotot e modeles me Leon.

Zayn dhe Gigi u ndanë vitin e kaluar pas një lidhjeje të trazuar gjashtë vjeçare. Dyshja kanë një vajzë dyvjeçare, Khai.