Kuvendi ka mbajtur 1 minutë heshtje për babë e bir që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në Shkodër. Pjetër dhe Jason Rushaj ishin viktima të motit të keq që përfshiu vendin ditët e fundit.

Pjetër Rrushaj bashkë me të birin, Jasonin 13 vjeç u gjetën pajetë një ditë pasi rrjedha e përroi të Thatë përpiu makinën e tyre në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe.