Institucionet shtetërore kanë tejkaluar tragetin e kursimit prej 15% të energjisë elektrike për muajin tetor. Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se gjatë muajit që lamë pas është kursyer nga administrata 22% energji krahasuar me një muaj më parë.

“Faleminderit nga zemra të gjithë administratorëve të energjisë, në çdo institucion shtetëror, për punën e shkëlqyer që kanë bërë. Një falenderim për çdo punonjës që me përgjegjshmëri ka përqafuar nismën e Qeverisë për kursim, duke kontribuar në momentin më të vështirë energjetik për vendin. Bashkë do ia dalim!”