Koreja e Veriut hedh poshtë lajmet se i ka shitur armë Moskës. Koreja e Veriut nuk bën tregti armësh me Rusinë dhe “nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë as në të ardhmen”, thuhet në deklaratën nga Pheniani.

Koreja e Veriut i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së se ka dërguar fshehurazi predha artilerie në Rusi për luftën kundër Ukrainës. Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA citoi zëvendësshefin e një departamenti në Ministrinë e Mbrojtjes të Koresë së Veriut, i cili tha se këto ishin thashetheme “pa bazë” që Shtetet e Bashkuara po përhapnin për të dëmtuar reputacionin ndërkombëtar të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut nuk bën tregti armësh me Rusinë dhe “nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë as në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.

Akuza nga SHBA-ja

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha të mërkurën se Koreja e Veriut kishte dërguar një sasi “të konsiderueshme” municionesh në Rusi dhe po përpiqej të krijonte përshtypjen se dërgesat ishin të destinuara për në Lindjen e Mesme ose Afrikën e Veriut. Megjithatë sipas zëdhënësit Kirby ishte e paqartë nëse armatimet kishin mbërritur në Rusi: “Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nëse armatimet janë marrë në dorëzim,” tha ai.

Si rezultat i sanksioneve ndërkombëtare Rusia ka mungesë pajisjesh për ushtrinë Si rezultat i sanksioneve ndërkombëtare Rusia ka mungesë pajisjesh për ushtrinë.

Si rezultat i sanksioneve ndërkombëtare Rusia po vuan nga mungesa e pajisjeve për ushtrinë dhe për këtë arsye duhet t’u drejtohet shteteve si Koreja e Veriut dhe Irani për të vazhduar luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës, shtoi Kirby./DW