Kur mendoni se cilat shenja të horoskopit kanë më shumë gjasa t’ju tradhtojnë, me siguri ju shkon mendja te disa prej tyre. Ndonëse thuajse të gjithë mund të të tradhtojnë, ka një arsye pse disa shenja kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë në krahasim me të tjerat. Sipas astrologes Stina Garbis, 3 shenjat e zodiakut me më shumë gjasë që t’ju godasin me thikë pas shpine janë këto:

Dashi (21 mars – 19 prill)
Si shenja e parë në horoskop, Dashi priret të ketë një qëndrim të tipit “unë vij i pari”. Ata janë shumë ambiciozë, konkurrues dhe gjithmonë përpiqen të jenë numri një. Për shkak të kësaj, nëse ndihen sikur po kërcënohen nga dominimi i dikujt, mund t’ju tradhtojnë shpejt.

Dashi udhëhiqet nga Marsi, perëndia e luftës dhe ndonjëherë mund të fillojë telashe dhe të luftojë, vetëm për kënaqësi. Nëse jeni në anën e tyre, Dashi mund të jetë shumë besnik, por nëse ndihet i kërcënuar, duhet të jeni vigjilent për çdo reagim apo sulm të befasishëm.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Nëse e njihni astrologjinë, nuk duhet t’ju habisë prania e Binjakëve në këtë listë. Binjakët fjalëshumë të zodiakut udhëhiqen nga Mërkuri, për të cilin Garbis thotë se “mund të jetë një djall i vogël që e do dramën”. Binjakët përshtaten lehtësisht me të gjithë dhe kanë aftësinë për të folur me këdo, një aftësi që ata sigurisht, e përdorin gjithnjë.

Garbis thotë se do e mendonte mirë para se t’i tregonte një sekret një Binjaku, sepse ata priren të flasin dhe të bëjnë thashetheme. Janë të këndshëm kur i keni përballë, por nëse s’u pëlqen një detaj i vogël, do përpiqen t’ju njollosin emrin në gjithë qytetin. Binjakëve u pëlqen të ecin përpara dhe do të kalojnë pa hezitim mbi të tjerët për të arritur në rrugën e tyre.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Nga të gjitha shenjat në këtë listë, Akrepi është shenja më interesante, sepse tradhtia e tyre mund të godasë shumë më fort se Dashi apo Binjakët. Akrepi udhëhiqet nga Plutoni, perëndia e botës së krimit.