Zv. ministri i Financave, Besart Kadia ka dhënë detaje për Portin e Durrësit, duke thënë se projekti do të kushtojë 2.1 mld euro, nga të cilat shteti do të përfitojë 1 miliard. Ai tha se pronari do “t’i falen” 220 mln euro taksa, që vijën si rezultat i kontributit të tij dhe të qenit shëtit aksioner.

“Shteti do fitojë 1 mld euro, 217 mln euro në fazën e parë 754 mln euro dhe parashikimi që ky projekt, investim 2.1 mld euro, të ardhurat në buxhetin e shtetit është 1 mld euro. Ka kërkuar përjashtim nga taksat për 50 vjet, nuk e kemi pranuar, e kemi përjashtuar nga vetëm 2 taksa që shkojnë në total janë 220 mln euro. Projekti do zhvillohet te pjesa e kangjella, faza e parë do zgjasë 7 vjet, pjesa ku do hypin njerëzit në tragete nuk do të preket. Projekti do bëhet nga privati, jo nga biznesi i shtetit.