Këngëtari i R&B Brandon Smith, i njohur me emrin e artit si B. Smyth ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare. Lajmin e trishtë e konfirmoi vëllai i këngëtarit përmes një postimi teksa shkroi se artisti “ka ndërruar jetë nga dështimi i frymëmarrjes pas një beteje të gjatë me fibrozën pulmonare”.

B. Smyth e filloi karrierën duke publikuar cover-a përpara se të nënshkruante me Motown Records dhe të publikonte këngë me artistë si 2Chainz dhe Future. Brandon, i lindur në Florida, së pari fitoi vëmendjen duke ngarkuar versione të këngëve nga artistë si Michael Jackson dhe Frank Ocean.

Ai njihet më së shumti për hitet “Win ​​Win” dhe “Twerkaholic”.