Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Sipas gazetares së News 24, Klodiana Lala, Tabaku do të japë dëshmi lidhur me Inceneratorin e Elbasanit. Gazetarja Lala raporton se Prokuroria është në mbyllje të hetimeve për këtë Incenerator. Tabaku pritet të konfirmojë gjetjet e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, që është drejtuar prej saj.