Dalina Buzi ka shkruar një letër të pazakontë, kushtuar gjoksit të saj. Moderatorja tregoi në “Goca dhe gra”, se nuk është prekur aspak nga komentet pas paraqitjes së saj në “Dancing with the stars”, por përkundrazi këto komente e kanë nxitur të shkruante këtë letër kaq domethënëse e të veçantë.

‘I dashur gjoksi im, për 4 dekada të kam urryer’

“Sot i kam bërë për herë të parë një letër gjoksit tim sepse kam një histori të gjatë. Doja ta bëja këtë letër për gocat e mia që një ditë do e dëgjojnë, për çdo vajzë ose djalë që ka vuajtjet e veta fizike. Mua komentet nuk më vranë fare, por do doja të dinit që ka ca histori prapa çdo gjëje”, u shpreh Dalina.

‘I dashur gjoksi im, për 4 dekada të kam urryer’