Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë çifti më i përfolur i momentit, të cilët duket se do e shfrytëzojnë famën për të sjellë një film që flet për historinë e tyre të dashurisë. Ndonëse të angazhuar në botën e televizionit, po përgatisin një film me disa seri ku në fokus do të jenë ata të dy.

Xhirimet kanë nisur ndërsa marrin pjesë edhe kolegët e tyre. Projekti pritet të mbyllet në fund të vitit të ri dhe transmetimi do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv, shkruan Panorama. Filmi do të jetë komedi, por nuk do të mungojnë situata komike duke qenë se edhe Donaldi është aktor.

Po ashtu, çifti po përgatitet për të nisur bashkëjetesën dhe po kërkojnë që të marrin shtëpi së bashku. Kjo vjen pas një historie 4-vjeçare plot me ulje e ngritje, por që i ktheu në çiftin më të ndjekur.