Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime. Vetëm pak më parë Butrinti ka habitur të gjithë ndjekësit me videon e postuar në Instastory, ku duket në një helikopter dhe me një çantë plot me euro, ku më pas ka bërë një veprim shumë të çuditshëm. Artisti ka hedhur një shumë të madhe të eurove nga çanta nga dritarja e helikopterit. Në videon e postuar duket edhe ora “23:59”, e cila është edhe ora e publikimit të këngës së re të tij, e cila titullohet “Lejla”, ku na ka bërë kështu të dyshojmë se ndoshta kjo mund të jetë një pjesë nga videokipi dhe ndoshta paratë mund të jenë falso.

Dihet që verën që kaloj të gjithë artistët e pëlqyer nga publiku kanë pasur një numër të lartë koncertesh, ku edhe fitimet kanë qenë të mëdha. Një ndër ta është edhe Butrinti, i cili mesa duket ka zgjedhur se ku do ti shpenzoj paratë e tij. Së fundmi këngëtari na ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory blerjen e tij të fundit, ku ka harxhuar ‘një mal me para’ për makinën luksoze të markës Rolls Roys, një nga makinat më të kushtueshme në treg.