Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka paralajmëruar një konferencë urgjente për shtyp në orën 10:30 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Kujtojmë që një ditë më parë deputetja u përfol në media se do të largohet nga politika për tu bërë pjesë e medias, ku flitej se do të merrte drejtimin e një emisioni politik.