Veterani i Milanit, Olivier Giroud ka nënvizuar motivin e tij për Botërorin e ardhshëm në Katar dhe ka nënvizuar ambiciet e tij dhe të Francës për këtë garë

Sulmuesi francez, 36 vjeçar ka treguar vlerat e tij viteve të fundit në skuadrën e Stefano Piolot në Lobardi këtë sezon, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë pesë asiste në 19 ndeshje në Serie A dhe Ligë të Kampionëve. Ai nuk është paraqitur shumë për Francën që nga Euro 2020 vitin e kaluar dhe në një moment u mendua se ai do të rrezikonte pjesëmarrjen në Botëror.

Lexo Edhe:

Parazitët dalin nga trupi juaj brenda nate, bëjeni këtë menjëherë

Dugolli pranon fajësinë për punimin plagjiat: Dënomëni, kam gabu që i kam …
Giroud ka folur për France TV Sport, Giroud dhe synimet e tij dhe të Kombëtares në Botërorin e Katarit.

“Jam duke shkuar në këtë ngjarje me disponimin e një lojtari që nuk pritet të luajë më në ndonjë garë ndërkombëtare. Jam shumë i motivuar, sikurse të ishte hera ime e parë. Dëshiroj që ta shijojë çdo moment. Natyrisht, ne jemi të etur për ta mbrojtur titullin e Botës”. 36 vjeçari është treguar i ndjeshëm kur mori thirrjen për të shkuar në Botëror.

“Në jetë, siç thonë ata, asgjë nuk të falet. Ju duhet të shkoni atje dhe të merrni çfarë dëshironi. Isha i prirë që mos ta mbyllja karrierën me Francës pas atij dështimi në Kampionatin Europian 2021.

“Kështu që jam shumë i lumtur. Shpresoj që ta përfundojmë mirë. Isha i zhgënjyer që nuk u ftova për Kampionatin Europian dhe kjo më dha më shumë dëshirë dhe motiv që të kthehem në Kombëtare. Në fund, Giroud ka diskutuar rekordin e golave të shënuar të Thierry Henrys me Francën dhe dëshirën e tij ta thyejë rekordin e legjendës së Arsenalit në Katar.

“Janë vetëm edhe dy gola dhe unë duhet të shënojë tre për ta kaluar atë. Do të ishte turp të ndalesha me dy. Por, po flas seriozisht, për mua është një nder që jam i dyti pas tij”.

“Deschamps do t’i duhen të gjithë në këtë Botëror dhe kur ai me ftoj unë do të sigurohem që t’i përgjigjëm atij më së miri dhe të jem vendimtar për skuadrën”. 26 vjeçari Giroud ka 114 paraqitje për Francën prej që debutoi në këtë skuadër në nëntor të vitit 2011, ku ka shënuar 49 gola dhe ka bërë 13 asiste deri në këtë kohë.