Pas demaskimit që i ka bërë kryeministri Rama sulmeve të Top Channel i cili ka nisur një fushatë sulmi ndaj qeverisë që siç tregon me dokumente kryeministri nuk ka marrë një fond prej 120 milionë lekësh nga AZHBR, ka reaguar edhe gazetari Habjon Hasani.

Hasani me anë të një postimi në facebook tregon kronologjinë e sulmit të televizioni në fjalë, pasi nuk iu miratua kërkesa financiare.

Hasani shkruan se  kryeministri e mbylli lojën me një reagim ku tregoi shkresën dhe se tani çfarëdo që të shkruajë kjo media, nuk ka vlerë sepse tanimë damka e turpit është marrë.

Postimi i plotë:

Nentor 2022 – Top Channnel: Fermeret ne veshtiresi, bujqesia ne rrezik, qeveria t’i vere gjishtin kokes.

Shkurt 2022 – Top Channel: Pershendetje te dashur qeveritare, ne si Top Media kemi shume nevoje te publikojme arritjet ne bujqesi te kesaj qeverie te palodhur. Fundja shqiptaret duhet ta mesojne se sa shume ka bere qeveria per fermerin dhe fshatarin shqiptar. Jemi gati t’i mesojme ne shqiptaret mbi perparimin UAU te fshatarit shqiptar, por kjo ndodh vetem nese na jepni 100 mije euro.

Ja, kaq duhet per t’i vene damke turpi dhe per te shkaterruar sipermarrjen dhe (dikur) kompanine me novatore te te gjitha koherave ne biznesin mediatik shqiptar.

Ketej e tutje le te publikojne ç’te duan, KM u hoqi breket me nje postim ne Tëitter. Game Over.

Postimi demaskues i Ramës: