FIFA është vënë në alarm në lidhje me shitblerjen e ndeshjeve të Botërorit të Katarit. Kjo sepse sipas Forbes më shumë se 160 miliardë dollarë priten të luhen nga fillimi e deri në fund të kompeticionit dhe me kaq para në lojë gjasat janë që të ketë edhe deformime rezultati.

Për këtë arsye FIFA ka sinjalizuar kompaninë zvicerane ‘Sportaradar’, që merret me zbulimin e ndeshjeve të trukuara. Të paktën një futbollist, i cili është akuzuar më herët për trukime rezultatesh, merr pjesë aktualisht në Kupën e Botës në Katar.