Puthja që Hakimi i dha nënës së tij dhe e kundërta pas ndeshjes së Botërorit Marok-Belgjikë ka marrë shumë vëmendje.

Ajo është pëlqyer pamasë dhe pas ndeshjes së fituar nga afrikanët ka folur vetë futbollisti, i cili luan me Paris SG në Francë. Hakimi është shprehur se ‘nëna pastronte shtëpinë, ndërsa babai ishte një shitës ambulantë. Tani unë luftoj për ta’.