Belgjika dhe Kanadaja luajnë sot në 20:00 për ndeshjen e parë në grupin F të Botërorit. Të dyja kombëtaret do debutojnë në këtë turne, teksa belgët shihen si favoritë edhe për shkak të brezit të artë që kanë në përbërje. Trajneri Roberto Martinez nuk do ketë të gatshëm Romuelu Lukakun, që vuan një dëmtim në kofshë, teksa është me ekipin në Katar.

Nga stadiumi “Ahmad bin Ali” në Al Rayyan, me pikë kërkon të dalë edhe Kanadaja e John Herdman. Kombëtarja nga Amerika e Veriut luan me skemën 3-4-3, teksa bie në sy Davies i Bayern Munich. Te Belgjika ka shumë yje, me De Bruynem Hazard, Tielemans, Courtois apo Carrasco që luajnë nga minuta e parë. Gjykon arbitri Janny Sikazwe nga Zambia.

Formacionet zyrtare:

Renditja e grupit F: