Ferran Torres ishte një nga protagonistët kryesorë të premierës së Spanjës në Botërorin e Katarit.

Torres, jo vetëm që pati presion të jashtëzakonshëm të mërkurën për të performuar në nivel para vendit të tij, por edhe për t’i bërë përshtypje të dashurës së tij, Sira Martinez, e cila është vajza e trajnerit.

Futbollisti 22-vjeçar i Barcelonës shënoi 2 gola në fitoren 7-0 të Spanjës ndaj Kosta Rikës.

Kur 22-vjeçari ekzekutoi një goditje dënimi në minutën e 31-të për të rritur epërsinë e Spanjës në 3-0, Torres festoi lojën me shokët e tij dhe gjeti kohën për të bërë një gjest të veçantë ndaj Martinezit.

Torres, i cili aktualisht luan për La Liga në Barcelonë, filloi të takohej me 22-vjeçaren Martinez kur ai luante për Manchester Cityn (2020-22). Dyshja aktualisht jetojnë në Barcelonë.