Katari, vendi organizator, ndalon në mënyrë kategorike çdo simbol, apo qasje ndaj komunitetit LGBTQ, nuk i lejon as kapitenët të mbajnë në krahë shiritin shumëngjyrësh, një temë e fortë që solli dhe një përplasje në distancë duke ndarë aktorët.

Anglia, Uellsi, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Holanda dhe Zvicra ishin shprehur kundër këtij rregulli, kapitenët e këtyre përfaqësueseve kishin premtuar se do të zbrisnin në fushë me ylberin në krahë, por për të shmangur çdo ngjarje të pakëndshme ka menduar sërish FIFA duke shtuar presion, për çdo shkelës të këtij rregulli FIFA ka saktësuar se do të ndëshkojë kapitenët me karton të verdhë.

Përpara këtij kushti, të gjithë përfaqësueset e sipërpërmendura kanë bërë prapaktheu duke theksuar se kapitenët nuk do të mbajnë shiritin në krahë, pasi nuk dëshirojnë të vendosin lojtarët e tyre në pozita jo të përshtatshme.

Pavarësisht se Van Dijk, Neuer, apo Harry Kane kishin vendosur të mbanin në krahë shiritin, askush nuk dëshiron ta nis ndeshjen me një karton të verdhë, duke u tërhequr. Në këtë Botëror kishte dhe përfaqësuese si Franca që nuk e morën fare në konsideratë të mbanin ylberin në krahë, por ju bindën menjëherë kushtit të imponuar nga Katari dhe FIFA.