Moderatori i njohur Ermal Mamaqi i cili së fundmi është bërë edhe autor i një libri, është vënë në qendër të vëmendjes madje edhe është sulmuar për historikun e tij të pakët me botën e librave. Por, mesa duket, moderatori i ka hedhur pas kritikat dhe u ka propozuar një ‘marrëveshje’ lexuesve.

“Libri quhet “Në garë me veten” dhe është në të gjitha libraritë do të jetë këtu në panairin e librit çdo ditë unë do të jem këtu çdo ditë deri të dielën të shtunën dhe të dielën do të jem gjithë ditën”, është shprehur ai.- tha ai

Kush blen 10 libra ka një puthje, 20 ka një drekë e ndërsa kush blen 100 ka një gjë të mrekullueshme, thotë Ermali në një intervistë.

Ata që e blejnë librin do të marrin autograf falas, kush blen 4 libra merr të 5-tin falas kush blen 10 libra ka një puthje nga unë ai që blen 20 libra ka një drekë nga unë ai që blen 100 libra nuk e them dot në televizion është diçka e mrekullueshme e shkëlqyeshme e magjishme, por që nuk e themi dot më vjen keq.- tha ai.