Në platformën e-Albania janë shënuar rekord aplikimesh për shërbimet e ISSH-së gjatë këtij viti.
Sipas e-Albania, 1.4 milionë aplikime për shërbime të ISSH janë shënuar nga janari 2022 deri në fund të tetorit, ku 71 % e aplikimeve u mundësua pas mbylljes së sporteleve.
“Gjatë kësaj periudhe u gjeneruan mbi 500 mijë dokumente me vulë elektronike, nga të cilat mbi 320 mijë vetëm prej datës 1 maj”, theksoi e-Albania. Portali unik qeveritar shumëfunksional “e-Albania.al” administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri.

Portali qeveritar “e-Albania” është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike.

Platforma “e-Albania” ofron 1225 shërbime elektronike për qytetarët shqiptarë.