Aktorja Jane Fonda në moshën 84-vjeçare, thotë se ajo e di se nuk i ka mbetur shumë kohë në jetë dhe ndjen se është ”gati” për këtë.

Në një intervistë për Entertainment Tonight, vetëm 2 muaj pasi zbuloi se vuante nga kanceri, Fonda tha se ajo thjesht po tregohet “realiste” për të ardhmen e saj pasi ka më shumë kohë pas sesa përpara dhe se nuk do të jetë mes nesh “për shumë gjatë”.

“Kur shkon në moshën time, më mirë të jesh i vetëdijshëm për sasinë e kohës që është pas teje në krahasim me atë para teje, dua të them që është thjesht realiste”– tha aktorja, e cila është dy herë fituese e Oskarit.

Por nëna e tre fëmijëve shtoi: “Nuk kam frikë të shkoj, jam gati, kam pasur një jetë të mrekullueshme”.

Fonda shtoi se ajo nuk po pret me padurim të largohet, por ajo e di se kjo gjë është e afërt: “Jo se dua të shkoj, por jam e vetëdijshme se do të jetë më shpejt se sa vonë.”

Në shtator të këtij viti, Fonda zbuloi se ajo ishte diagnostikuar me Limfomën Non-Hodgkin, që është një lloj kanceri që fillon në sistemin limfatik, një pjesë e sistemit imunitar të trupit të dedikuar për të luftuar mikrobet.