Gratë priren të analizojnë çdo fjalë të cilën e thonë burrat. Burrat janë, në thelb, qenie shumë të thjeshta, por ata pushojnë së qeni të tillë në momentin që gratë fillojnë t’i ndërlikojnë gjërat. Ndodh kështu kryesisht kur fillojnë të studiojnë dhe analizojnë çdo fjalë të tyre që e thonë dhe të mendojnë se çfarë vërtet ka menduar kur ka thënë diçka.

Dhe, e vërteta është që ka menduar vetëm atë që edhe e ka thënë, sipas Telegrafit.
Nëse burri anulon një takim, tingëllon paksa i painteresuar, apo thjesht më vonë i përgjigjet një mesazhi, në raport me atë se si pret gruaja, kjo nuk do të thotë që ka ndonjë problem. Në esencë, çfarëdo që bën një burrë, çdo grua do të duhej të dinte për të këto gjëra kryesore.

Gjërat që i marrim personalisht – kryesisht nuk janë personale. Gruaja mesatare shpejt do të mendojë se diçka nuk është në rregull, sepse një mashkull sillet “çuditshëm” ndaj saj, ndërsa mashkulli mesatar nuk e ka idenë fare se po sillet çuditshëm, sepse ai thjesht po sillet ashtu siç i përshtatet atij atë ditë. Këshilla për një marrëdhënie të qetë – mos peshoni gjithçka dhe e merrni atë kaq personalisht, sepse në shumicën e rasteve mashkulli as që e di se po bën diçka që ne dyshojmë se po e bën.

Vepro sikur gjithçka është në rregull.
Nëse dyshoni se diçka nuk është në rregull dhe dëshironi të përballeni me burrin, lexoni përsëri paragrafin e parë. Në shumicën e rasteve, gjithçka është në rregull, dhe nëse keni ndjenjën se nuk është, përpiquni që në vend që ta ekzagjeroni situatën, të mbani qëndrimin se gjithçka është nën kontroll. Jo përgjithmonë, sigurisht, por provoni të paktën për një kohë. Në shumicën e rasteve, do të qeshni shpejt me veten për panikun e panevojshëm, që është akoma më mirë sesa të bëni një dramë dhe ta përfshini atë në histori. E gjithë kjo është urtësi që ia vlen në ar për çdo grua që gjithmonë “ka ndjesinë se diçka nuk shkon”.